Lajmet e fundit

Modelja, Kate Moss dhe bashkëshorti i saj, Jamie Hince janë pothuajse të ndarë duke jetuar jetë të ndara nga njëri tjetri dhe shumë javë që ata nuk komunikojnë.
Sipas gazetës “The Sun”, problemet në martesën e tyre që kanë nisur kohë më parë vetëm sa po thellohen, transmeton Klan Kosova.
“Kanë pasur shumë argumente dhe xhelozi, por duket se ata të dy janë të interesuar në gjëra të ndryshme” tha një burim i afërt me çiftin.
41 vjeçarja Moss dhe bashkëshorti i saj 46 vjeçar, Jamie ishin kurorëzuar në vitin 2011 ndërsa nuk janë parë së bashku që nga muaji prill.
Ndërsa, kitaristi Jamie pritet që të bashkohet me bendin e tij për një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.