Lajmet e fundit

Është raportuar se martesa në mes të supermodeles Kate Moss dhe kitaristit Jamie Hince ka mbaruar.
Ata ishin martuar në verën e vitit 2011, por disa muaj pas spekulimeve mbi ndarjen e tyre thuhet se tashmë ata i kanë ndarë rrugët nga njëri – tjetri.
Është mësuar se një prej arsyjeve për ndarjen e tyre është xhelozia e Kate ndaj Jamie, sepse rokeri kishte shumë shoqëri me gratë e tjera, transmeton Klan Kosova.
“Martesa e tyre ka mbaruar”
“Ata kanë ardh në një pikë që nuk ka kthim prapa”.
“Jamie është duke pritur që Kate të fillojë me procedurën e divorcit”, është shprehur një burim i revistës The Sun.