Lajmet e fundit

Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur e 50 të tjerë të arrestuar në një përleshje masive në varrezat e qytetit në Moskë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova
Mediet Ruse kanë raportuar që rreth 200 persona kanë qenë pjesëmarrës në këtë përleshje në varrezat Khovanskoye, në pjesën jug-perëndimore të qytetit.
Ka pasur të shtëna mirëpo ende është e paqartë se kush kanë qenë të përfshirë në këtë përleshje, dhe nëse personat e vrarë janë pjesëtar të policisë.
Ndërsa, Ministria e Brendshme e Rusisë ka deklaruar që kjo përleshje ka startuar mbi bazën e një mosmarrëveshje territoriale në mes të dy grupeve të kësaj varreze.
Rreth 50 persona janë arrestuar me këtë rast.