Lajmet e fundit

Moska beson se formimi i Ushtrisë së Kosovës mund të çojë në pasoja serioze për sigurinë e Ballkanit.
Ministria e Jashtme e Rusisë vlerëson se "një hap i tillë do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë dhe më serioze e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili është i vetmi akt ligjor ndërkombëtar në fushën e situatës në Kosovë".
"Ky është një hap tjetër destabilizues dhe provokues pas futjes së tatimit prej 100 përqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ushtria mund të sjell pasoja të rënda jo vetëm për banorët serbë por edhe sigurinë e Ballkanit në tërësi”, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse, transmeton Klan Kosova.
Më 14 dhjetor do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet Ushtria e Kosovës, transmeton Klan Kosova.