Lajmet e fundit

Rusia e ka dënuar samitin e G7-ës duke e quajtur si një ngjarje të politizuar që nxjerr deklarata antiruse dhe antikineze, si dhe e ka akuzuar forumin për minimin e stabilitetit global.
Ministria e Jashtme e Moskës në një deklaratë në Telegram akuzoi samitin për nxitje të histerisë antiruse dhe antikineze, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
"Forumi është bërë një inkubator ku, nën udhëheqjen e anglo-saksonëve, përgatiten iniciativa shkatërruese që minojnë stabilitetin global", thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse.
Në të njëjtën deklaratë, thuhet se G7-ta po mundohet që shtetet joperëndimore t'i pengojë në zhvillimin e bashkëpunimit më Moskën dhe Pekinin.
Rusia dikur ishte anëtare e G7-ës, e njohur më parë si G8, përpara se të përjashtohej pas aneksimit të rajonit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber