Lajmet e fundit

Amerikani Paul Whelan u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë më 28 dhjetor të vitit 2018, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se SHBA-të e kanë arrestuar shtetasin rus, Dmitry Makarenko, në Ishujt Mariana të Veriut, më 29 dhjetor 2018.
Këto arrestime mund të kontribuojnë në thellimin e tensioneve midis dy shteteve të cilat tani veç i kanë marrëdhëniet e brishta.
klankosova.tv