Lajmet e fundit

Ish shefi i zyrës greke në Kosovë, ambasadori Dmitris Moschopulos, është angazhuar me punë në qeverinë e Kosovës.
Ai po vazhdon detyrën si këshilltar i jashtëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme për afro një vjet, që kur ka përfunduar mandati tij si i deleguar i Athinës në Kosovë.
Lajmin e bëjnë me dije burime të sigurta të Klan Kosovës brenda Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Ky burim thekson se paga e Moschopulos financohet nga organizata evropiane dhe jo drejtpërsëdrejti nga ekzekutivi kosovar.
Qëllimi i angazhimit të diplomatit grek, sipas këtij burimi, përpos fushës të trashëgimisë kulturore dhe dialogu ndërfetar është edhe forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Athinës dhe Prishtinës, tashmë kur Kosova po kërkon me ngulm njohjen nga shteti helen.
Moschopulos në qarqe diplomatike në Prishtinë llogaritet si një diplomat me pikëpamje miqësore ndaj Kosovës.