Lajmet e fundit

Vjeshta ka shtrirë këmbët edhe pse dielli në këto ditë të bën të mendosh se je në pranverë, por njerëzit që kolliten, tështijnë dhe që nuk duken në punë se janë sëmurë, tregojnë se ka filluar stina e ftohtë.
Eshtë një realitet i trishtë që muajt e ftohtë bashkohen me të ftohtët e gripin, por është një fakt, transmeton Klan Kosova.
Çaji i malit është një bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan.
Ashtu siç edhe emri e tregon më së miri, në male në lartësi që variojnë nga 1500 deri në 1900 metra, shpesh herë në sipërfaqe shkëmbore.
Të huajt mbarojnë për çajin tone të malit, ndërsa shqiptarë janë mësuar me të dhe drejtohen shpesh ndaj çajrave të botës.
Lehtëson të përzierat dhe çrregullimet e spazmave, forcon sistemin imunitar ndaj gripit dhe lehtëson problemet në frymëmarrje.
Eleminon aromën e keqe të gojës dhe ndihmon në ekuilibrimin e oreksit.
Përmirëson performancën e stomakut në tretje dhe uron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.
Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe lehtëson dhimbjet e ciklit menstrual dhe qetëson muskujt.
Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor.
Përbërësit e çajit të gjelbër përmirësojnë funksionin e trurit dhe rrisin nivelin e djegies së yndyrnave duke përmirësuar performancën fizike.
Në moshë të thyer, çaji i gjelbër ul riskun e Alzhaimerit dhe Parkinsonit, shkruan agroweb. Çaji i gjelbër vret bakteret duke ndihmuar në shëndetin e dhëmbëve dhe uljen e riskut për infeksione, transmeton Klan Kosova.