Lajmet e fundit

Të qëndruarit e tepërt në Facebook, dhe duke i parë të gjitha ato familje “perfekte” gjatë fotografive të realizuara nëpër festa, mund t’ju bëjë më të mjerë se sa festiv.
Një studim i Universitetit të Kopenhagës, thotë se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të shkaktojë ndjenja zilie tek ju, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Nëse kontrolloni shumë shpesh Facebook’un dhe vetëm silleni poshtë e lart pa kontaktuar me askë, ka efekt negativ te ju.
Sipas studimit që është realizuar me 1300 pjesëmarrës, shumica prej të cilëve ishin gra, përdorimi i rregullt i rrjeteve sociale si Facebook, mund të ndikojë negativisht në mirëqenien tuaj emocionale dhe satisfaksionin me jetën.