Lajmet e fundit

Bananja është një nga frutat që i ndihmon shumë organizmit. Në përbërje ka tre sheqerna të rregullta: saharoze, fruktoza dhe glukozë. Por mund të shfrytëzohet edhe lëvorja e bananes e cila ka shumë dobi dhe shumë përfitime.
Më poshtë janë disa nga përfimet e lëkurës së bananes, transmeton Klan Kosova.
Zbardhimi i dhëmbëve
Nëse doni dhëmbë më të bardhë, mos e hidhni lëvoren e bananes. Shfrytëzojeni anën e brendshme të lëvorës së bananes për të fshirë dhëmbët tuaj në mënyrë të vazhdueshme. Ju do të shihni rezultatet për disa javë.
Ndihmon lythet
Lëvorja e bananes gjithashtu ndihmon me lythat e lëkurës tuaj. Vendoseni anën e brendshme të bananes mbi lythat, dhe rregullojeni me ngjitës ose diçka që e lejon atë të qëndrojë aty. Këtë metodë përsëriteni disa herë.
Pastron lëkurën dhe eliminon rrudhat
Lëvorja e bananes është vendim i shkëllqyer për lëkurë të shëndetshme. Bananja ka përbërës që e ushqejnë lëkurën dhe ndihmojnë edhe në parandalimin e rrudhave të reja dhe eliminimin e atyre ekzistuese. Lëmoni pjesët e lëkurës me lëvoren e bananes të paktën për rreth 30 minuta.
Ndihmon për psoriazën
Kjo sëmundje mund të shërohet plotësisht nga lëvorja e bananes. Për rreth 10 minuta fërkojeni lëkurën me lëvoren e bananes për rezultate më të mira. Përsëriteni këtë tretman disa herë për rezultate më të mira.
Lehtëson dhimbjet dhe eliminon njollat
Lëvorja e bananes njihet për aftësitë e saj për eliminin e dhimbjeve. Në rast se keni parë njolla në lëkurën tuaj, atëhërë fërkoni ato për 10 minuta me lëvoren e bananes dhe do të shihni dallimin shumë shpejt.
Pastrim më i mirë
Ju mund të pastroni këpucët, mobiljet dhe enët e argjendit për arsye se pjesa e brendshme e lëkurës së bananes ka veti të cilat janë të jashtëzakonshme për pastrim më rrënjësor dhe shkëlqim më të madh.