Lajmet e fundit

Celulari është bërë një pjesë e pa ndarë e jona. Sapo ngrihemi dhe deri kur flemë, gjithçka mund ta harrojmë, por celularin jo.
Ka nga ata që edhe kur flenë nuk e ndajnë nga vetja.
Por mbajtja e celularit tek koka është e rrezikshme, për 3 arsye.
Mund t’i vërë flakën jastëkut
Po, është e vërtetë. Kjo fatkeqësi ka ndodhur në Teksas, ku një vajze i mori flakë jastëku gjatë natës. Shkaku ishte bateria e celularit “Samsung Galaxy s4”. Nëse shihni udhëzimet e manualit të telefonave celularë, thuhet se bateria e celularit ka rrezik djegjeje nëse mbulohet me materiale të trasha.
Ju pengon që të flini gjumë
Telefonat celularë (tabletat, laptopët, TV dhe pajisjet e tjera me ekrane LED), lëshojnë një dritë blu, e cila nga studimet rezulton se pengon prodhimin e hormonit melatonin (hormon që sjell gjumin). Drita blu e celularëve lëshon një gjatësi vale të ngjashme me të dritës normale, gjë e cila bën që organet tona të mendojnë se është ditë në çdo kohë. Ajo çfarë duhet të bëni, është ta mbani celularin larg rreth 2 orë para se të flini.
Ka rreziqe shëndetësore
Në fakt, lidhjet e telefonit celular me rrezikshmërinë e disa sëmundjeve mbeten ende të paqarta. Është thënë për telefonat celularë se lëshojnë doza të vogla të rrezatimit elektromagnetik, të emërtuara si rrezet X dhe mund të çojnë në rritjen e shanseve për të pasur kancer. Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas një raporti të vitit 2011, ka thënë se përdorimi i shumtë i celularëve mund të shkaktojë qeliza kancerogjene tek njerëzit, sidomos tek fëmijët, sepse e kanë kafkën e kokës më të hollë se të rriturit. /e.gj/noa.al, transmeton Klan Kosova.