Lajmet e fundit
Manchester United ka kohë që mundohet ta transferojë anësorin e Inter, ndërsa pas paraqitjes së shkëlqyeshme në Kupën e Botë interesimi është ringjallur

Jose Mourinho do ta transferojë anësorin kroat të Inter, Ivan Perisiq, para se Anthony Martial të largohet nga Old Trafford.
Martial, që është kthyer në Francë për lindjen e fëmijës së tij, do që të largohet nga Djajtë e Kuq, megjithëse United i ka vënë çmimin prej 85 milionë eurosh.
Tekniku portugez e sheh kroatin si zëvendësim të denjë për francezin, megjithëse çmimi i tij sillet rreth 75 milionë euro.