14.03.2016 · përditësuar para 3792 dite1 min lexim
Opozita në Kosovë me nuk është e bashkuar dhe tash secili do të ketë drejtimin e vet ka thënë publicisti Bajrush Morina, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Tashmë nuk mund të bëjmë fjalë për Opozitë të bashkuar. Vetë qëndrimi i Vetëvendosjes dhe dalja e AAK-së nga Kuvendi, mëdyshja e NISMA-s na bënë të kuptojmë që ka ndarje”, ka thënë Morina.
“Opozita i ka humbur të gjitha betejat përballë qeverisë dhe pushtetit, nuk ka arritur t’i ndalojë dy marrëveshjet e arritura, nuk ka arritur ta rrëzojë Qeverinë, nuk ka arritur ta parandaloj zgjedhjen e Thaçit President”.
Sipas Morinës, “secila parti tani po i kthehet etnogjenezës se tyre politike”.
“AAK-ja ka qenë parti institucionale dhe largimi nga Kuvendi është veprim demokratik, Vetëvendosja ende e ka rrugën, protestat gazin madje edhe mollotovin, kurse NISMA ka mbetur në pozicion as andej as këndej”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.