12.11.2015 · përditësuar para 3915 dite1 min lexim
Bajrush Morina, analist politik, në Zonën e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se opozita, përmes veprimeve të saj, e ka nisur krizën politike, njofton Klan Kosova.
"Gurin e parë e ka hedhur opozita".
"Pasojat e këtij konflikti po i vuajmë të gjithë ne dhe bashkëfajtor të këtij konflikti janë të gjitha palët në Kuvendin e Kosovës".
Ai poashtu theksuar se pasojat e kësaj krize po i vuajnë qytetarët, ndërsa opozitën e bashkoi inati dhe jo parimet.
"Shohim se nga bllokada edhe në Komunën e Prishtinës i vuajnë pasojat qytetarët".
"Opozita nuk është e bashkuar në parime, por është e bashkuar në inate, pasi gjysma e deputetëve janë nënshkrues të pakos së Ahtisaarit".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.