Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine, që transmetohet në Klan Kosova, zhvillimet e fundit politike në vend - krizën politike e kanë komentuar Ahmet Isufi nga AAK-ja dhe Salih Morina nga LDK-ja.
Morina ka shprehur bindjen se gjithçka që ka bërë opozita deri tani është për një qëllim të vetëm: marrjen e pushtetit, njofton Klan Kosova.
"Ego është për pushtetin, jo për Marrëveshjet e Brukselit e për Demarkacionin me Malin e Zi".
"Duhet që opozita t'i kuptojë marrëveshjet ndërkombëtare".
"Poashtu, duhet të kujtojmë që ish-Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka ardhur asnjëherë të raportojë për marrëveshjet që ka bërë, megjithë kërkesat".
Ai poashtu i ka kujtuar Isufit se edhe vet partia të cilën përfaqëson ka gisht në këto marrëveshje.
"Edhe vet Blerim Shala ka qenë në grupin që ka negociuar Marrëveshjet e Brukselit".
"Unë i bëj thirrje AAK-së, që është parti më institucionale se VV-ja, që të mos vazhdojë me këtë formë - diçka të nivelit të ulët".
"Hedhja e gazit lotsjellës në ambient të mbyllur është vepër penale".