Lajmet e fundit

Tracy Morgan pas aksidentit me makinë në qershor të vitit 2014, i cili e futi në koma dhe e ka lënë me një lëndim traumatik të trurit, thotë se ka folur me Zotin, transmeton Klan Kosova.
“Nuk do të jeni asnjëherë normal pasi të kaloni nëpër një gjë të tillë”, ka thënë ai për aksidentin e tij.
“Nuk do të vdisni për disa javë dhe më pas ktheheni në normalitet, më besoni. Diçka do të mungojë dhe diçka tjetër do të fitohet – ju vetëm duhet ta jetoni jetën tuaj më pas”.
Komediani ka thënë se e ka pasur një bisedë me Zotin pas aksidentit të tmerrshëm me veturë.
“Kam kaluar në anën tjetër”, ka thënë ai. “Kjo nuk është diçka që unë po e sajoj. E dini se çka më ka thënë Zoti? Më tha: ‘Dhoma jote nuk është ende gati. Ende kam gjëra për ty që duhet t’i bësh’. Dhe ja ku jam, duke e bërë këtë intervistë me ju”, ka deklaruar ai.