Lajmet e fundit

Massimo Moratti është rikthyer të flasë për futbollin ,teksa ka prekur tema si ''Calciopoli'', propozimi për president të Federatës Italiane të Futbollit, kombëtarja, ecuria e Interit, etj.
Sa i përket historisë së trishtë të ''Calciopolit'' pas shumë vitesh Moratti pranoi se është mirë që kjo çështje të harrohet dhe të mos diskutohet më për të, ndërsa vlerësoi gjestin e Agnellit, për ta propozuar për kandidat të FIGC-së, transmeton Klan Kosova.
“Pas kaq shumë vitesh, është mirë që të harrohet historia e “Calciopolit” dhe të mos flitet më për të. E vlerësoj gjestin e Agnellit, që më nominoi për të kandiduar për president të FIGC-së, duke marrë edhe rrezikun që do të kritikohej nga tifozëria bardhezi, pro nuk mu duk e drejtë që t’i prishja punë dikujt që ka mbledhur shumë vota tashmë, si Gravina”, deklaroi Moratti.
Siç shkruan Supersport.al, ish presidenti i Interit nuk ngurroi të komentojë edhe fillimin e sezonit të skuadrës zikaltër, duke treguar se pas javëve të para ishte shqetësuar për vazhdimësinë.
“Fillimi më shqetësoi, të them të drejtën, por me kalimin e kohës skuadra rifilloi të luajë me autoritet dhe të marrë disa fitore radhazi. Tani besoj se janë në një moment të mirë dhe do të bëjnë një sezon të mirë”, tha Massimo Moratti, transmeton Klan Kosova.