Lajmet e fundit
Spanjolli është i interesuar të kalojë në radhët e skuadrës italiane, por çmimi i lartë mund të jetë problem për realizimin e këtij operacioni

Sulmuesi i Chelsea Alvaro Morata u ka thënë zyrtarëve të Milan se do të donte të transferohej në San Siro gjatë kësaj vere.
Spanjolli ka folur me menaxherin e përgjithshëm të skuadrës, Leonardo, për një kalim në radhët e Rosonerëve, ndërsa Chelsea do 65 milionë euro për të.
Çmimi i Morata mund të jetë problem për gjigantin italian, që po ashtu është duke përcjellë me kujdes edhe Gonzalo Higuain dhe Radamel Falcao.