Lajmet e fundit

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata ka thënë se nuk do t’i lejojë thashethemet që e lidhin atë me një kalim në Chelsea ta hutojnë, duke thënë se ish-trajneri i tij, Antonio Conte e ka numrin e tij të vjetër të telefonit.
“Nëse Conte po vazhdon që të më thërrasë, atëherë ai duhet të jetë duke më thirrur në numrin tim të vjetër të telefonit, sepse asgjë nuk ka ardhur tek unë”, tha ai.
Ai theksoi se nuk ka dëgjuar për një interesim nga Chelsea, dhe nuk do ta lejojë që të dekoncentrohet në ndeshjet kyçe që Reali i zhvillon me Atleticon Madridin, Bayernin dhe Barcelonën, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Morata shkëlqu mbrëmë në ndeshjen ndaj Leganes duke shënuar hat-trick për Real Madridin, andaj ka shtuar thashethemet për një kërkim me ngulm nga londinezët që ai të transferohet në Chelsea.