Lajmet e fundit

Përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal kanë qëndruar sot në Mitrovicë, ku janë takuar me drejtues të komunës, me ç’rast kanë prezantuar planin gjithëpërfshirës të monitorimit të komunave.
Delegacioni në fjalë, kryesuar nga Xhevat Tafa, shef i Divizionit për Monitorim të Komunave, kanë njoftuar ekzekutivin e komunës se ky takimi është në kuadër të planit për monitorim të komunave, që bëhet nga MAPL.
Me këtë rast ata kanë plotësuar një pyetësor, me të dhënat që i morën nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bislim Imeri dhe drejtorët e drejtorive komunave, që kishin të bënin me funksionimin e ekzekutivit dhe Kuvendit Komunal.
Gjatë takimit po ashtu është diskutuar edhe për problemet me të cilat ballafaqohet niveli lokal, gjegjësisht Komuna e Mitrovicës, ku ndër të tjera u përmend moszgjidhja e statusit të Njësisë së Zjarrfikësve, mungesa e buxhetit në shëndetësi, tranmseton Klan Kosova.