Lajmet e fundit

Komedianja e njohur po kërkon nga fansat e saj që të bojkotojnë shërbimin e transmetimit online, Netflix.
Mo’Nique, e cila është edhe fituese e çmimit Oscar, ka thënë që Netflix ka marrë vendime duke paragjykuar gjininë dhe racën.
Ajo ka treguar se si i është ofruar një kontratë 500,000 dollarëshe, përderisa Amy Schumer i janë ofruar 11 milionë dollarë, ndërsa Chris Rock e Dave Chapelle nga 20 milionë.
Schumer e kishte rinegociuar marrëveshjen e vonë.
E kur Mo’Nique kishte kërkuar shpjegime nga Netflix kishte marrë përgjigje që ajo mund të ofronte show për aq para, duke mos e marrë në konsideratë CV-në e saj, siç kishin bërë me Schumer.
Përmes një video të postuar në Instagram aktorja ka shpjeguar përvojën e saj me Netflix, duke bërë thirrje për bojkot.
https://www.instagram.com/p/BeIg0TUFgJ0/?taken-by=therealmoworldwide