Lajmet e fundit

Avokati Granit Vokshi me asistentin e tij në emër të "Monego" ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Bankës Qendrore të Kosovës.
Vokshi tha se në bazë të provave të paraqitura kërkojnë shtyerjen e ekzekutimit të vendimit të BQK-së për revokimin e licensës për këtë institucion mikrofinanciar, njofton Klan Kosova.
Sipas Vokshit, gjykata është e obliguar që në afat prej tri ditësh të marrë vendimin.
Më 6 dhjetor, Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që t’ua revokojë licensimin institucioneve mikrofinanciare “IuteCredit Kosova” dhe “Monego” për shkak të normave të interesit shumëfish më të larta në raport me normat e interesit në kredi që aplikohen nga institucionet tjera financiare në vend.