Kehrer dhe Balogun e kanë vendosur fitoren e Monacos në udhëtim te Rennes.
Shënimi nga Blas mbeti vetëm për statistikë pasi vendasit nuk arritën të bëjnë më shumë në këtë ballafaqim, njofton Klankosova.tv.
Pas këtij triumfi, skuadra e udhëhequr nga trajenri austriak, Adi Hutter, e ka kapur vendin e parë në tabelë me 19 pikë, tri më shumë se kampioni aktual, PSG.
Më herët gjatë ditës ka fituar edhe ekipi i Edon Zhegrovës.
Llille me përmbysje mori 3 pikë ndaj Toulouse, ndeshje në të cilën ylli kosovar luajti 81 minuta, raporton Klankosova.tv.
Pas këtij suksesi 2-1, Zhegrova me shokë kanë grumbulluar 13 pikë dhe renditen në pozitën e katërt në tabelë.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.