Lajmet e fundit
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk ka kaluar dot në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi është ndalur nga skuadra francez

Monaco është kualifikuar në cerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e dytë ka mposhtur Manchester City me rezultat 3-1.
Ndeshja e parë pati përfunduar me rezultat 5-3 në favor të Citizens, që nuk arritën të kapitalizojnë mbi të.
Mbappe dhe Fabinho shënuan për vendësit në pjesën e parë.
Ndërkohë, Sane iu dha shpresë anglezëve për kualifikim, pasi ngushtoi epërsinë në 2:1.
Megjithatë, golin e kualifikimit Monaco e arriti me Bakayoko në minutën e 77-të.