Lajmet e fundit

Një dhunë e papërshkrueshme e ndodhur në Durham të Anglisë, është ndarë përmes pamjeve në rrjete sociale.
Në atë moment duket se një hajdut pasi u kap në flagrancë, goditet në kokë dhe rrëzohet përdhe, transmeton Klan Kosova.
Sipas Mail Online, banori i tërbuar godet hajdutin në tokë me një goditje të vetme dhe pasi e nxjerr nga prona e godet përsëri.
Vjedhësi i dyshuar dëgjohet të ketë thënë "më vjen keq" pasi qëndron i pafuqishëm me një plagë të dukshme në pjesën e pasme të kokës.
Është pohuar në internet se një grua dhe një fëmijë i vogël ishin brenda pronës, por disa shikues e kanë dënuar dhunën.
Video 40 sekondëshe tregon se si burri me një shkop bejsbolli godet në kokë hajdutin.