Lajmet e fundit

Policia në Ozone Park, New York ka arrestuar një person për shkak të një sulmi që ndodhi në mes të gushtit.
Autoritetet thonë se 36-vjeçari Devon Young është përgjegjës për një sulm ndaj një gruaje 55-vjeçare, të cilën e përplasi në tokë dhe vodhi çantën e saj, transmeton Klan Kosova.
Videoja e mëposhtme ka ndihmuar policinë për arrestimin e tij.
Zyrtarët thonë se i dyshuari e ndoqi gruan nga Resorts World Casino pasi ajo sapo kishte mbledhur para.
I riu është aktualisht në lirim me kusht për kryerjen e të njëjtit krim dy herë në vitin 2016.