Lajmet e fundit

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 sot patën një sfidë interesante për buxhetin nga Vëllai i Madh.
Ata patën 17 ngjyra të vendosura në një vazo që ishin për të gjithë banorët, ndërkaq për banorët që janë në çift vlenin vetëm nga një ngjyrë. Pasi t’i merrnin ngjyrat ata jashtë i prisnin 17 pula që në këmbë kishin të vendosura ngjyrat që banorët i kishin kapur në vazo.
Vëllai i Madh e ka lëshuar gongun dhe për 20 minuta kohë banorët kishin për të kapur pulat e tyre dhe për t’i mbajtur ato derisa të binte gongu, më pas ato kishin për t’i vendosur në vendin ku i morën.
E kur ra gongu banorët dolën të gjithë jashtë dhe vrapuan për t’i marrë pulat.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë:
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: