Dy zyrtarë policorë u plagosën mëngjesin e sotëm në Turqi, pas një shpërthimi që ndodhi pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ankara.
Kështu deklaroi ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, me anë një postimi në rrjetet sociale, përcjell Klankosova.tv.
Shpërthimi ndodhi vetëm disa orë përpara se parlamenti të mblidhej.
Më poshtë mund të shihni momentin e sulmit pranë Ministrisë së Brendshme në Ankara.