Lajmet e fundit

Klan Kosova ju sjellë pamjet e seancës solemne të betimit të Presidentit të ri të vendit, Hashim Thaçit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kjo seancë me të vetmen pikë të rendit të ditës “Betimi i presidentit Hashim Thaçi” u mbajt pa praninë e partive opozitare pasi Vetëvendosje, AAK dhe NISMA të cilët e bojkotuan atë për shkak të kundërshtive që kanë me zgjedhjen e Thaçit President, njofton Klan Kosova.
Pas betimit në parlament, nesër në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit në praninë e shumë personaliteteve të ftuara nga rajoni dhe bota.” njofton Klan Kosova.