Edhe yjet kanë të meta.
Madje, ndonëse duket e pabesueshme, edhe ata që janë fytyra të njohura publike e gjejnë veten në situata të pakëndshme – disa janë rrëzuar në tapet të kuq, disa janë kapur në momente shumë të papërshtatshme, madje dikush edhe e ka humbur dhëmbin gjatë emisioneve të drejtpërdrejta.
Pa dyshim se paparacët janë gjithmonë gati për të kapur një moment të tillë, në fakt, ata janë vazhdimisht në kërkim të një fotografie të tillë, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë po ju sjellim disa fotografi që tregojnë situatat kur yjet janë gjetur në momente të pakëndshme, shumë të sikletshme e herë-herë edhe qesharake.
Benedict Cumberbatch shtrydh një puçërr gjatë xhirimeve të Sherlock
Sharon Osbourne humbi një dhëmb në mes të një talk-show
Audienca hodhi tri ëmbëlsira mbi Chris Pratt
Emma Watson kapet në një moment të çuditshëm teksa flet
Momenti kur Ryan Gosling nuk e pëlqeu një pyetje në konferencën për media
Cara Delevingne donte thjesht të hante!
Jim Carrey kapet duke bërë grafite
Robert Downey Jr. nuk e pëlqeu ushqimin kinez dhe nuk mund ta fshihte një gjë të tillë
Chris Hemsworth dhe huti nuk “shkuan” mirë në premierën e The Huntsman: Winter’s War
Dannii Minogue u rrëzua para kamerave, pasi shkeli mbi bishtin e fustanit të saj
Justin Bieber e rrëzoi telefonin derisa po bënte “selfie” me një fanse
Leonardo DiCaprio u kap nga paparacët derisa po e kruante barkun
Emma Stone dhe Andrew Garfield u lidhën në një rrjetë letre por “aktruan” sikur gjithçka është në rregull
Ashley Benson u rrëzua por nuk e humbi buzëqeshjen
Helena Bonham Carter kur merr leksione nga shoqja e saj
Raffey Cassidy u ngatërrua me fustanin e saj derisa Natalie Portman, Stacy Martin dhe Brady Corbet e ndihmuan atë.