Lajmet e fundit

Ceremonia u organizua nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, ndërsa morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Kroacisë, familjarë të viktimave dhe qytetarë të shumtë.
E pranishme në ceremoninë përkujtimore ishte edhe finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, e cila u pa e përlotur gjatë zbulimit të pllakës përkujtimore. Ajo në aksidentin tragjik të vitit 2021 kishte humbur nënën dhe motrën e saj, shkruan Klankosova.tv
Aksidenti i 25 korrikut 2021 në Sllavonski Brod ishte një nga tragjeditë më të rënda që preku qytetarët e Kosovës në Kroaci. Në të humbën jetën dhjetë persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan.
Në fund të ceremonisë, autoritetet kroate përcollën mesazh solidariteti për familjet e viktimave, duke theksuar se pllaka do të mbetet një kujtim i përhershëm për jetët e humbura.