25.02.2019 · përditësuar para 2697 dite1 min lexim
Ishte një natë emocionuese për Lady Gaga dhe ajo shpërtheu në lot pasi pranoi çmimin e saj të parë në Oscars 2019 të dielën në Los Angeles.
Këngëtarja 32-vjeçare fitoi çmimin për ‘këngën më të mirë origjinale’ për “Shalloë” në filmin “A Star Is Born”.
Ajo ishte e nominuar edhe për aktoren më të mirë por çmimi i shkoi Olivia Colman, transmeton Klan Kosova.
Gaga ka bërë historinë si artistja e parë që fitoi një Oskar, një Grammy, një Globë të Artë dhe një çmim BAFTA.
Pasi u largua nga skena, Gaga nuk mundi t’i mbante lotët dhe momenti emocionues padyshim se u kap nga fotografët.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.