Lajmet e fundit

Sulmit me koktej molotovi i shpëtoi vetura e vetme e Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan.
Por, jo edhe zyra e administratorit të kësaj Gjykate, e cila ishte caku i sulmeve të radhës.
Sipas dëshmitarëve që nuk pranuan të flasin para kamerës, të shtunën rreth mesnatës, 2 presona të paidentifikuar kanë hedhur lëndë djegëse në drejtim të objektit të gjykatës, njofton Klan Kosova.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, e ka dënuar sulmin, që sipas tij vjen nga njerëz të organizuar mirë.
E për gjykatësin mbikëqyrës të kësaj dege, Avdirrahman Gashi, sulmi në Lipjan ka lidhje edhe me sulmet tjera të mëhershme.
Shtimi i sulmeve të tilla ndaj institucioneve të drejtësisë kohëve të fundit, bëri që drejtuesit e tyre të paralajmërojnë marrjen e masave të nevojshme.