Lajmet e fundit

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.
Ai është shprehur se nuk e mbështetë një listë të përbashkët opozitare për zgjedhje.
“Kjo është e papranueshme për mua, mendoj që NISMA ka qenë e gatshme për të hequr dorë nga shuam gjëra që kjo të bëhet”.
“Lista e përbashkët duhet të ndërtohet mbi parime dhe kritere dhe jo mbi interesa politike. Nuk duhet të shkojmë më listë të përbashkët”.
Bashkimi i social-demokratëve dhe i liberalëve mund të sjell ndryshime. Kosova ka nevojë për një gjë të tilla.
Ai ka deklaruar se ndonëse është kundër një liste të përbashkët opozitare, nëse në Lëvizjen Vetëvendosje vendoset ndryshe, do ta mbështesë.
“Nëse në VV vendoset ndryshe unë do të pajtohem dhe do të punojë për ato që merr vendim partia, pasi në vendimet i marrim me shumicë”.
Ai është shprehur se është diskutuar edhe bartësi i listës por ai nuk është ndarë i kënaqur.
“Kemi diskutuar bartësin e listës edhe për kandidatin për kryeministër. Nuk jam ndarë i kënaqur nga ai diskutim, pasi marrëveshja e tilla duhet të bëhet mbi kritere”.
Ai ka thënë se “te AAK nuk ka parë vullnetin për të shkuar me listë të përbashkët”.