Lajmet e fundit

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se rezultati i Vetëvendosjes në zgjedhjet e 11 qershorit nuk e ka befasuar dhe se e kishte pritur një rritje të tillë të subjektit ku ai bën pjesë.
“Besoj që ajo që ndodhi më 11 qershor për dikë ishte befasi, për dikë zhgënjim e mërzi por Vetëvendosja ka pasur më shumë se një vit që kemi treguar se Vetëvendosja është subjekti i parë, shumë kanë menduar që është propagandë, e na kanë akuzuar se po bëjmë vetë sondazhe”.
“Nuk më ka befasuar fare, sepse doli gati te maksimumi i pritjes sonë, nuk ishte befasi”.
“Jam marrë shumë me strukturën, terrenin, zhvillimet politike edhe te subjektet tjera dhe kam qenë i bindur për këtë rezultat edhepse disa më shihnin si arrogant e disa si injorant”.
“Nuk ka qenë propagandë, e thoja këtë sepse ishte e vërtetuar se ky do të ishte rezultati”.
Molliqaj që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se vendimi i vitit i Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e krijimit të Qeverisë është një “kleçkë”.
“Vetëvendosja ka pasur të drejtë dhe ka edhe sot që Qeveria e Kosovës do të duhet të ndodhte me Vetëvendosjen, në mënyrën si ne e konceptojmë Republikën”.
“Në kohën e VLAN-it kishim 63 deputetë shqiptarë, Gjykata Kushtetuese e instrumentalizuar nga PDK-ja nxorri një vendim që është skandaloz, në herën e dytë edhe njerëzit qe e kishin mbështetet këtë vendim filluan ta kritikonin”.
“Kleçka që e ka vendos Kushtetuesja nuk lejon Republikë Demokratike”.