Lajmet e fundit

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është shprehur kritik ndaj dy partive tjera opozitare LDK dhe Vetëvendosje, duke thënë se veprimet e tyre politike nuk janë serioze aq sa për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.
Ai ka thënë se partia pjesë e së cilës është, tashmë është forcë politike dhe se ka theksuar se janë të hapur që të ulen në tavolinë me këdo që dëshiron të bisedojë me ta, njofton Klan Kosova.
“Në konstelacionin e partive, PSD është forca që përcakton drejtimin, pa PSD-në nuk rrëzohet qeveria. PSD është parti në vete dhe ka strategjinë dhe veprimin e vet. Nëse dikush do bashkëpunim duhet të ulet dhe ta merr qëndrimin tonë”, ka thënë Molliqaj në Zona B.
“Unë besoj që deri më sot opozitarizmi nuk e ka mbështetur për muri qeverinë dhe as Thaçin. Strategjia e kombinuar dhe e ndarë LDK-Vetëvendosje nuk ka sjell rezultate. Shpresoj që strategjia e LDK dhe VV të çojë qatje ku duan”.
“PSD është faktor politik dhe do të sillet kështu. Kushdo që do bashkëpunim duhet të ulet me neve”, është shprehur Molliqaj duke folur për rrëzimin e mundshëm të qeverisë aktuale.