Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të ri të ARBK-së për të pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.
Molliqaj tha se fjala e lirë do të përballet me luftë speciale, me presion e me arbitraritet.
"Shkelja përmirësuar, u shfuqizua me një shkelje të re, edhe më skandaloze", tha Molliqaj.
Ai theksoi se me një vendim të vetëm ministrja Rozeta Hajdari na i shpalosi dy nga vetitë kyçe të pushtetit- Parti.
"Po na e provojnë e vërtetojnë çfarë kemi ditur -se pushtetet si ky funksionojnë me vendime ekzekutive që i suspendojnë ligjet. Vendimi i sotëm është marrëzia e një lufte që pushteti ka për ta humbur", theksoi ai.
"Problemi nuk qëndron tek lajmi qysh fjala e lirë është në sulm, por sesi mendimi i lirë është ba pengesë e pakapërdishme", shtoi Molliqaj.
Numri një i PSD-së shtroi pyetjen se kush do të jetë në radhë pas Klanit?
"Emërimi i zyrtares së re që rastësisht qenka motra e një deputeti të pushtetit tregon mënyrën se si pushteti i vlerëson njerëzit. Merita e vetme është besimi: sa më i afërt, aq më i verbër, deri në theqafje", tha numri një i PSD-së.