Lajmet e fundit

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit për katër deputetët e Vetëvendosjes të cilët u dënuan me afërsisht gjashtë vjet dënim me kusht.
Sipas tij, ky vendim është i padrejtë, sepse deputetët e Vetëvendosjes e mbrojtën Republikën kur rrezikohej nga Zajednica dhe Demarkacioni, njofton Klan Kosova.
Më poshtë statusi i tij i plotë në Facebook:
Dënimi me kusht me rreth 5,5 vite i deputetëve Albin Kurti, Donika Kadaj, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu është sa i padrejtë po aq edhe absurd.
Është i padrejtë sepse këta deputetë e mbrojtën Republikën pikërisht kur ajo rrezikohej përmes Zajednicës dhe Demarkacionit.
Ndërsa, është absurd sepse vet Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Zajednica bie ndesh me dhjetëra nene të Kushtetutës sonë. Në anën tjetër, komisioni i ri shtetëror vërtetoi se marrëveshja për Demarkacionin ishte gabim.
Në vendin tonë sot po arrestohen e dënohen ata që e mbrojnë vendin, ndërsa po sillen të lirë ata të cilat çdo javë i shohim nëpër ballina të gazetave ndërkombëtare teksa flitet për krimin në Kosovë.
Por kjo duhet dhe do të ndërroj shpejtë. Sepse Kosova duhet të zhvillohet e të ecë përpara pa krim e korrupsion.