Lajmet e fundit

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se beson që disa nga deputetët e partive në pushtet do të votojnë kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, megjithë presionin që, sic ka thënë ai, po u bëhet.
Ai më tutje ka deklaruar se nuk e kupton veprimin e AAK-NISMA për të mos marrë pjesë në protestë, duke qenë pjesë e seancës së Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
"Unë besoj në disa prej deputetëve të pushtetit, të pozitës, disa deputetë të pavarur të cilët nuk do ta japin votën pro demarkacionit. Duke mos besu fare në integritetin e disa prej deputetëve që janë deklaru kundër, ajo që më mbetet mua është të kërkoj nga qytetarët të mos lejojnë një gjë të tillë. Opozita është me dobët, por qytetarët qëndrojnë më të fortë. Meqenëse ata nuk duan të mos bëjnë asnjë veprim në Kuvend, Nuk e kuptoj pse AAK dhe Nisma janë në Kuvend nesër, kur si votuan kundër sikurse nuk e votuan vet prezenca e tyre jep mundësi për ta".
Molliqaj ka thënë se nuk dyshon që dy partitë tjera opozitare do të votojnë kundër, por që veprimi i tyre është alogjik.
"Unë nuk kam dyshim që AAK dhe Nisma nuk do votojnë kundër, por prezenca e tyre nesër në Kuvend është i panevojshëm.
Për neve aleancat janë të rëndësishme, nuk kërkojmë aleanca tjera, por duhet të jenë tjetër lloj aleancash".
Sekretari organizativ i Vetëvendosjes më tutje ka thënë se në vend se të flasë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ambasadori amerikan Greg Delawie duhet të prononcohet për aferën Pronto, njofton Klan Kosova.
"Mendoj që udhëheqja e një vendi me një grup kriminelesh sic janë këta në krye dhe vazhdimi i miqësisë me ta është i pakuptimtë".
"SHBA do ta mbështes Kosovën, kjo është më se e rëndësishme. Delawie ka nevojë të jashtëzakonshme të deklarohet para popullit për Klanin Pronto". /klankosova.tv