Lajmet e fundit

Në ndryshim nga farmaceutikët e tjerë që përdoren për diabetin, ekstrakti i mollës vepron drejtpërdrejt në veshka.
Dapagliflozin, ky është emri i përbërësit i cili është zhvilluar duke u nisur nga florizina, një substancë që gjendet në pemën e mollës.
Nëse mblidhet në doza të larta ajo provokon sekretimin e gliceminës në enët urinare. Në veçanti kjo molekulë vepron duke bllokuar një proteinë të aftë për të mbledhur glukozën.
Kështu bën të mundur të pakësohet glukoza nëpërmjët enëve urinare jo vetëm në rastet kur glicemia është shumë e lartë siç ndodh te personat e prekur nga ky tip diabeti, por edhe në rastet kur glicemia nuk është shumë e lartë duke shmangur hipogliceminë, natyrisht në këtë mënyrë arrihet edhe humbje e kalorive, pra e peshës.
Ky ekstrakt ndihmon jo vetëm në luftën kundër diabetit por edhe kundër obezitetit.
Molekula e re është e vetmja që vepron pa inteferuar me mekanizmat e tjerë të kontrollit të glicemisë, në vecanti me insulinën.