Lajmet e fundit

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar nuk i ka bërë ballë urisë teksa po merrte pjesë në bisedimet Kosovë-Serbi, të martën në Bruksel.
Kur ishin bërë gati tetë orë negociata të vështira mes Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, në njërën anë, dhe Aleksandar Vuçiqit e Ivica Daçiqit, në anën tjetër, Zhbogar ka lëshuar zyrën e takimit për të dalë në një dyqan që ofron ushqime të shpejta.
Siç raporton Novosti, dhe transmeton Klan Kosova, ai e ka blerë një sanduiç dhe një mollë, diku rreth orës 18:30.
Teksa është larguar, u ka thënë gazetarëve që ndodheshin duke pritur në atë dyqan se ka mbetur edhe shumë për t’u diskutuar dhe se ky raund i negociatave do të zgjasë goxha.
Më herët është raportuar se Zhbogar ka hartuar një plan për Urën e Ibrit, i cili ende nuk është bërë publik.
Nuk dihet nëse ky projekt i tij është shqyrtuar të martën.