Lajmet e fundit

Trajneri i Chelsea, Jose Mohurinho e ka thirrur personalisht anësorin e Barcelonës, Pedro Rodriguez për ta bindur atë që të kalojë në Stamford Bridge.
Spanjolli ka qenë në kontakt edhe me Manchester United, por që në fund doli në shesh edhe Chelseas duke shfaqur interesimin për të.
Tash DailyMail shkruan që Pedro këtë të enjte do të iu nënshtrohet testeve mjekësore në Stamford Bridge para se të nënshkruajë kontratën që thuhet të jetë në vlerë prej 19 milionë funta.
Thirrja e Mohus, thuhet se ka bindur Pedron që të kalojë në Chelsea, transmeton Klan Kosova.