Lajmet e fundit

Ish-udhëheqësi i Egjiptit aktualisht është duke e vuajtur dënimin prej 20 vjet burg për urdhërimin, arrestimin dhe torturimin e protestuesve gjatë kohës kur ndodhej në pushtet.
Vendimi është marrë një gjykatë në Kajro, pasi ai akuzohet për nxjerrje të sekreteve shtetërore.
Jeta e Morsit varet nga duart e autoriteteve fetare, pasi këto të fundit duhet të japin mendimin e tyre para ekzekutimit.
Është myftiu i madh, autoriteti më i lartë fetar në Egjipt, ai që jep gjykimin për të gjithë të dënuarit me vdekje nga drejtësia para aktit final të ekzekutimit.
Morsi ishte në mesin e më shumë se 100 të pandehurve të tjerë që presin dënimin me vdekje për përfshirjen e tyre në kryengritjen e 2011 kundër presidenti të asaj kohe Hosni Mubarak.
Morsi u rrëzua nga ushtria në korrik 2013 pas protestave masive në rrugë kundër sundimit të tij.
Që atëherë, autoritetet kanë ndaluar lëvizjen e Vëllazërisë Myslimane dhe arrestuar mijëra mbështetës të tij.
Por të gjitha dënimet dhe akuzat ish presidenti i Egjiptit i ka hedhur poshtë , duke i konsideruar pjesë të skenareve politike.
Morsi është presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur më votë të lirë, por protestat kundër tij filluan shpejt pas dekretit për zgjerimin e kompetencave të presidentit.
Në maj të 2014 ish-shefi i ushtrisë Abdul Fattah al-Sisi, siguroi një fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale të cilat kishin një pjesëmarrje prej 46% të popullsisë.