Lajmet e fundit

Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini do të pres në takim në Bruksel më 31 gusht, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi do të përqëndrohet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Korrikun e kaluar, të dyja palët ranë dakord që të të fillojnë përgatitjen e një faze të re të dialogut, transmeton Klan Kosova.
Gjatë takimit, kryediplomatja evropiane dhe krerët e të dyja shteteve do të shqyrtojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut, raporton Agenzia Nova, transmeton Klan Kosova.