Lajmet e fundit

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini mbërrin sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Situate e re e krijuar me refugjatët dhe ecuria e procesit të integrimit pritet të jetë temë kryesore e bisedës.
Të premten, Kuvendi do të ketë dhe një seancë të posaçme, ku Mogherini do të mbajë një fjalim para deputetëve. Zyrtarja e lartë e BE për Politikë të Jashtme mbërrin sot në orën 19.00, por axhenda e takimeve nis të premten.
Zyrtarja e lartë e BE për Politikë të Jashtme do të ketë takime veç kryeminsitrit Rama, me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Presidentin Bujar Nishani dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Mogherini pritet të përcjellë kërkesën për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht realizimin e reformës në drejtësi, me qëllim që Shqipëria të mund të marrë një datë për hapjen e negociatave.