22.11.2015 · përditësuar para 3905 dite1 min lexim
Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka folur për rolin konstruktiv që Rusia ka luajtur gjatë bisedimeve për armët nukleare në mes të Iranit dhe gjashtë vendeve më të fuqishme të botës që u konkretizua me një marrëveshje për programin bërthamor të Tehranit.
Në një intervistë për të përjavshmen franceze Le Nouvel Observateur, Mogherini tha se Rusia ka vepruar si një partner konstruktiv në gjetjen e një zgjidhjeje për të paktën tri çështje të rëndësishme, përfshirë këtu edhe programin bërthamor të Iranit, njofton Klan Kosova.
“Nuk do të flas për Rusinë dhe interesat e tyre, por ne ia kemi arritur të përmbyllim një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit, sepse nuk u frikuam për t’u ulur dhe biseduar, duke koordinuar interesat e përbashkëta”.
Në intervistën e saj Mogherini përmendi faktin se duhet të formohet një koalicion i ri në luftën kundër Shteti Islamik. Ajo tha se BE-ja është shumë e interesuar në stabilizimin e Sirisë dhe sigurimin e integritet territorial të këtij shteti.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.