Lajmet e fundit

Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian ka thënë se pret që Marrëveshja për Stabilizim Asociim e lidhur në mes Kosovës dhe BE-së të zbatohet nga institucionet e Kosovës.
Kjo marrëveshje e nënshkruar në tetor të vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës dhe BE-ja, ka hyrë në fuqi sot dhe Mogherini thotë se MSA-ja i kontribuon shumë paqes dhe stabilitetit në rajon e po ashtu e afron shumë Kosovën me BE-në.
"Kjo marrëveshje hap një fazë të re në marrëdhëniet BE-Kosovë dhe paraqet një kontribut të rëndësishëm për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi. Unë pres zbatimin e kësaj marrëveshjeje", ka thënë Mogherini, njofton zyra e BE-së në Kosovë, transmeton Klan Kosova.