Lajmet e fundit

Përfaqësuesja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian dhe Dimitris Avramopulos, Komisioner për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi Dimitris Avramopulos sapo kanë arritur në Kosovë.
Kryediplomatja evropiane dhe komisioneri Avramopolus në orën 14:15 do të mbajnë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Isa Mustafa.
Pas konferencës, ata do të takohen me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovë.
Ndërkaq, në orën 16:00 Mogherini do të mbajë një fjalim në Kuvend, i cili do të mblidhet në një seancë solemne.
Në seancë, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe tri partitë opozitare të cilat tash e sa kohë po e bojkotojnë parlamentin.
Vizita e kryediplomates evropiane vjen një ditë pasi Komisioni Evropian i ka propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, njofton Klan Kosova.