Lajmet e fundit

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka thënë në një intervistë që është e sigurt se pas shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, aty do të anëtarësohen vende të reja.
Ajo ka thënë se e ardhmja nuk do të jetë me 27 anëtarë sepse do të ketë vende të tjera anëtare, transmeton Klan Kosova.
“Mendoj se vendet e Ballkanit të cilat janë tash në bisedime për tu bashkuar në BE, shumë në proces, shumicën e proceseve si zgjerim, parapëlqej të flas rreth një riunifikimi të Evropës”, është përgjigjur Mogherini në New York nëse dalja e Britanisë së Madhe e dobëson BE-në.