Mesfushori legjendar i Real Madridit, kroati Luka Modriq nuk do t’i bashkohet Milanit para se të përfundojë Botërori.
Sipas Fabrizio Romanos, gazetarit të njohur sportiv, këtë vendim ai e ka marrë “nga respekti që ka për Rel Madridin”.
“Luka Modriq nuk do t’i kryejë testet mjekësore te AC Milani nga respekti për Real Madridin”.
“Ai do ta kompletojë kalimin e tij pas Kampionatit Botëror”, shkroi Romano.
Kujtojmë se drejtor sportiv në klubin legjendar italian tash është Igli Tare. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.